Përballje

Kosovë: Ndalet Prishtina në Drenas ndërsa Llapi mposhtë Besën në udhëtim


Prishtina u mposht nga Feronikeli, me rezultat 2:0, në ndeshjën hapëse të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.

Në një pjesë të parë, kryesisht të barazpeshuar, Feronikeli arriti që ta gjejë golin në minutën e 45-të, përmes sulmuesit maqedonas, Marko Simonovski.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të vendasve, kurse në pjesën e dytë, Prishtina kërkontë golin e barazimit, por nuk e gjeti dot.

Në minutën e 76 përsëri Simonovski gjen rrugën e rrjetës për të dyfishuar epërsinë.

Vetëm tre minuta pas golit të dytë, vendasit mbeten me një lojtar më pak në fushë, pasi Argjend Mlaj ndëshkohet me karton të kuq.

Prishtina me këtë humbje mbetet përsëri në vendin e tretë në tabelë me 50 pikë, tre më pak se Drita e vendit të parë, dhe një më pak se Ballkani i vendit të dytë.

Ndërsa Feronikeli, me këto tri pikë, parakalon Llapin në renditje, duke u ngjitur në vendin e gjashtë në tabelë  me 31 pikë.

Në ndeshjen tjetër po të kësaj xhiro, Llapi deklasoi Besën në udhëtim me rezultat 1:4.

Edon Sadriu dhe Engjëll Hoti, në minutat dy dhe 20 i dhanë epërsine Llapit, më pas Besa ngushtoi rezultatin në 1:2 përmes Ardit Tahirit në minutën e 26-të.

Edhe pjesa e dytë ishte në dominim total të mysfairëve, të cilët në minutën e 59 shënuan nga pika e bardhë e penalltisë përmes Valmir Veliut, dhe për rezultatin përfundimtar 1:4, topin në rrjet e dërgoi Arbnor Ramadani.

Kështu Llapi siguron tre pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, ndërsa Besa, është thuajse e rënë ngaSuperliga, të cilët  vetëm matematika i mbanë në lojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore