Lajme

Kosovë: MSH-ja shpërndanë autoambulanca në QKMF me vlerë mbi 300 mijë euro


Shpërndarja e automjeteve të ndihmës së shpejtë për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë në të enjten e pesë gushtit ka bërë shpërndarjen e automjeteve të ndihmës së shpejtë për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Prishtinës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Gjilanit, vlera e të cilave arrin shumën mbi 300 mijë euro.

Kështu ka njoftuar MSH-ja përmes një postimi në faqen zyrtare, kur thuhet se këto automjete janë të blera nga huamarrja e Bankës Botërore dhe të prokuruara nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekte (UNOPS).

Shpërndarja e automjeteve të ndihmës së shpejtë për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare

“Ka filluar shpërndarja e automjeteve të ndihmës së shpejtë për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunave përfituese: Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Gjilan, të blera nga huamarrja e Bankës Botërore dhe të prokuruara nga UNOPS Vlera financiare e këtyre autoambulancave të tipit: Advanced Life Support, arrijnë shumën prej 347 mijë e 490 euro”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi thuhet se këto automjete do të ndihmojnë në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore dhe do të lehtësojnë transportin e pacientëve nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor në nivelet e tjera, në kushte më të avancuara dhe më të sigurta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore