Lajme

Kosovë: Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24-orëve


Ilustrim

Gjashtë raste të dhunës në familje janë paraqitur në polici gjatë ditës së martë, sipas raportit të Policisë së Kosovës, për 24 orët e fundit.

Në raportin e përditësuar të këtij institucioni dy raste kanë ndodhur në kryeqytet.

Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

E dyta nga kryeqyteti, po ashtu është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti. Me vendim të prokurorit, i dyshuari  “është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në qytetin e Fushë Kosovës, gjatë ditës së hënë është paraqitur në polici, rasti i gruas e cila ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga një burrë. I dyshuari është arrestuar dhe “me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

E dyta nga po i njëjti qytet, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga burri, pas një mosmarrëveshjeje. Sipas policisë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në fshatin Banjë të Istogut, janë arrestuar një grua dhe një burrë, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj viktimës grua. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të  prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Kurse në Rahovec, një grua ka njoftuar policinë se burri vazhdimisht i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Sipas policisë rasti është ende duke u hetuar.

Gjatë ditës së hënë, në Prishtinë është raportuar se një grua ka rënë pre e sulmeve seksuale nga një burrë. Rasti është në procedurë hetimore kurse i dyshuari gjendet në arrati.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore