Përballje

Kosovë: Final 8 fillon me fitore të Rahovecit


Turneu i “Final 8” ka filluar dhe ndeshja e parë nuk mund të ishte më emocionues se dueli mes KB Trepça dhe KB Rahovecit.

Përballja mes ekipit nga Rahoveci dhe Mitrovica mbaroi me fitoren e vreshtarëve 66-64.

Dueli mes këtyre dyjave filloi me dominim total të Trepçes në çerekun e parë, por kjo ndryshoi bindshëm në pjesën e dytë të lojës.

Më të dalluarit në ekipin e Trepçes ishin Drilon Hajrizi me 23 pikë, 12 kërcime e 4 asistime dhe Dillon Tremaine Smith me 16 pikë dhe 6 kërcime.

Në ekipin e Rahovecit më të dalluarit ishin Isaiah Traylor me 18 pikë i cili shënoi edhe dy pikët e fundit për të fituar lojën,

Altin Morina me 16 pikë e 4 asistime i cili ishte vendimtar në pjesëlojën e 4 dhe Arian Qallaku me 15 pikë e 6 kërcime.

Morina dhe Qallaku luajtën një rolë të madh në këtë fitore ku hynë në lojë nga banka rezervë dhe shënuan pothuajse gjysmën e pikëve të ekipit të Rahovecit.

Me këtë fitore Rahoveci kalon në gjysme finale dhe pret fituesin e duelit Golden Eagle Ylli-Bashkimi.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore