Përballje

Kosovë: Ballkani kalon Dritën, Llapi me fitore dramatike


Shumë ka ndërruar në rënditjen tabelare nga ndeshjet e fundit të luajtura në superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani arriti fitore të sigurtë ndaj Trepçës me rezultat 2:0.

Ndërsa dueli mes KF Llapit dhe Arbërisë përfundoi me shumë dramë, dhe fitues ishin Llapi me rezultat 4:3.

Pas barazimit të djeshëm të Dritës, Ballkani barazoi me pikë “Intelektualët” dhe dolën në pozitën e parë.

Ndeshjen e hapi fenomeni i këtij sezoni, sulmuesi Mirlind Daku në minutën e 37-të për ti dhënë Ballkanit epërsinë prej 1:0.

Pas një kohe të gjatë, Ballkani shënuan përsëri në minutën e 73-të me anë të sulmuesit Arbër Hoxha i cili shënoi nga një pozitë mjaft e vështire për të thelluar rezultatin në 2:0.

Ballkani është në vendin e parë me 55 pikë, po aq sa Drita.

Kurse Trepça ndodhet në pozitën e gjashtë me 32 pikë.

Ndeshja mes Llapit dhe Arbërisë ishte me shumë dramë, shanca ekzistoi për tu mbyllur ndeshja barazim, por Llapi nuk lëshoi pikë.

Arbëria arritën të shënoi gjithsej pesë gola, por dy ishin në portën e gabuar.

Ndeshja u hap me një gol nga Bruno Arrabal, por ai shënoi në portën e tij për ti dhënë epërsinë Llapit.

Për të barazuar ndeshjen në 1-1  pas 11 minutave shënoi braziliani Marclei Cesar Chaves Santos.

Por pas vetëm pesë minutave, Arbëria shënoi përsëri në portën e tyre me anë të Kreshnik Bahtirit për ti dhënë Llapit epërsinë e pjesës së parë ne 2:1.

Pas fillimit të pjesës së dytë në minutën e 52-të shënoi Berat Hyseni, por kjo nuk zgjati shumë pasi Arbëria shënuan menjëherë në minutën e 59-të me anë të Marclei Cesar Chaves Santos.

Në minutën e 86-të shënuan përsëri Llapi me Ahmed Januzin, dhe menjëherë nga ana tjetër në minutën e 88-të shënoi Dior Zabërgja për ti dhënë shpresa Arbërisë.

Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi Llapi arritën fitoren me rezultat 4:3.

Llapi kanë kaluar në pozitën e pestë me 33 pikë, ndërsa Arbëria ndodhen në pozitën e tetë me 27 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore