Tanët

Kosova zë vendin e dytë në “Tokyo 2020” në sportin e xhudos


Këtë të premte përfunduan garat në të gjitha kategoritë e sportit të xhudos në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Në këtë sport shteti i Kosovës pozicionohet në vendin e dytë, për sa i përket medaljeve të fituara.

Medaljet e arta të rrëmbyera nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, bënë që Kosova të radhitet pas vendit organizator të Lojërave Olimpike, Japonisë.

Japonia prin bindshëm në renditjen përfundimtare me 10 medalje gjithsej, tetë të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Ndërsa, medalje të arta në xhudo, përveç Kosovës e Japonisë, kanë fituar vetëm edhe Franca e Gjeorgjia nga një.

Pra, Franca pozicionohet e treta ne këtë radhitje me pesë medalje gjithsej, një të artë, tri të argjendta dhe një të bronztë.

Ndërsa, Gjeorgjia zë vendin e katërt me tri medalje gjithsej, një të artë dhe dy të argjendta.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore