Kosova

Kosova përfiton 3.8 milionë dollar nga SHBA-të


Fotografia e shkrepur gjatë nënshkrimit të amendamentit të dytë të marrëveshjes së Grantit për Objektiva Zhvillimore në mes të drejtoresh së USAID-it, Zeinah Salahi dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani

Kosova ka përfituar 3.8 milion dollarë shtesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas nënshkrimit të amendamentit të dytë të marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore, marrëveshje e cila ishte nënshkruar në nëntor të vitit 2020 ku Kosova kishte përfituar 33 milion dollar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Me marrëveshjen të cilën e ka nënshkruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.

Presidentja Osmani pas nënshkrimit të marrëveshjes ka potencuar rëndësinë e angazhimit të USAID në Kosovës në zhvillimin e shoqërisë, si dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve ndaj Kosovës.

Në maj të këtij viti, ishte nënshkruar edhe amendamenti i parë i marrëveshjes në fjalë, me të cilën Kosova kishte fituar mjete financiare shtesë me vlerë prej 1.6 milion dollar.

Amendament i parë kishte synuar mbikëqyrjen e institucioneve nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë civile.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore