Lajme

Kosova nënshkruan marrëveshje me Bankën Botërore për ndihmat sociale


Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci

Gjatë ditës së marte Mininistri i Financave, Punës dhe Tranfereve, Hekuran Murati dhe Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.

Marrëveshja në fjalë arrin vlerën e 47 milionë eurove, ku 5 milionë euro pritet të investohen në përforcimin e sistemeve të ofrimit të mbrojtjes sociale.

Ndërsa shuma e mbetur pritet të orientohet drejt përmirësimit të performancës së Skemës së Ndihmës Sociale.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon zbatimin e njërit prej masës së Reformimit të Skemës së Asistencës Sociale në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Sipas Muratit marrëveshja e nënshkruar ka një vlerë të lartë për Kosovën duke marrë parasysh nevojën e përmirësimit të targetimit të politikave sociale drejt familjeve më në nevojë.

“Plani i Qeverisë së Kosovës i jep rëndësi të madhe programeve sociale të cilat sigurojnë që të minimizohet varfëria dhe të zvogëlohet pabarazia ekonomike në vend. Andaj, angazhimi i Bankës Botërore drejt këtij qëllimi është tejet i mirëseardhur”, është deklaruar Murati.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore