Përballje

Kosova fiton ndeshjen miqësore ndaj Gambisë


Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar fitore kundër Gambisë me rezultat minimal 1:0.

Sikurse në ndeshjen e kundër Guinesë, edhe në këtë përballje, trajneri Challandes kishte hedhur në fushë futbollistë të rinj, ku për herë të parë debutoi për Kosovën, portieri Betim Halimi.

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola të shënuar, përkundër disa rasteve të mira të Dardanëve.

Goli për Kosovën, erdhi në minutën e 80-të, ku Arbër Hoxha shënoi një gol të bukur pas një aksioni vetanak.

Vetëm dy minuta pas golit të Hoxhës, Kombëtarja e Gambisë pati një rast të artë për të barazuar rezultatin, mirëpo Barrow nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fund, fitorja i takoi Kosovës, të cilët e mbyllin këtë cikël të ndeshjeve miqësore me tri fitore dhe një humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore