Lajme

Konjufca: Shpresoj që në vitin ’23 kemi lënë shenjë


Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të dielën, në prag të ndërrimit të motmoteve, ka thënë se shpreson se kosovarët kanë lënë shenjën e aspiratave të veta në vitin 2023.

Në prag të përmbylljes së një viti që ka qenë vërtetë vit i rrethanave të jashtëzakonshme e rrjedhimisht, një vi t i zhvillimeve sfiduese, kreu i legjislativit kosovar, ka thënë se do t’i shtojnë përpjekjet për të arritur më të mirën e mundshme për të gjithë.

“Ua uroj nga zemra Vitin e Ri! Shpresoj që më 2023 e kemi lënë shenjën e aspiratave tona si shoqëri e komb. Natyra mahnitëse e festës së Vitit të Ri, e fundit që kulmon në energji të freskëta, na e shton entuziazmin dhe vullnetin, me shpresën se do ta ruajmë përqëndrimin dhe do t’i shtojmë përpjekjet për të arritur më të mirën e mundshme për të gjithë”.

Festën e kanë uruar edhe krerët tjerë të institucioneve, përfshirë kryeministrin dhe presidenten, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, duke e përshkruar vitin e ri si një mundësi të mirë për të hapur perspektivë të re për të gjithë, për ta rritur shpresën, besimin dhe angazhimin, drejt përmbushjes së aspiratave euroatlantike të vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore