Lajme

Konjufca ngushëllon popullin turk: Ndajmë dhimbjen me ju


Glauk Konjufca

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar popullin turk për tragjedinë e së dielës ku gjashtë persona mbetën të vdekur dhe 53 të tjerë të plagosur nga një shpërthim masiv në Stamboll.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 16:20 të pasdites, në distriktin e Beyoglu. Një zonë kjo tepër turistike dhe me shumë lëvizje përgjatë gjithë orëve të ditës.

“Më trishtim morëm lajmin për humbjen e jetëve të pafajshme të disa personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve si pasojë e shpërthimit të sotshëm në Stamboll”, shkruan Konjufca në Facebook.

“Ndajmë dhimbjen e madhe me familjet e viktimave dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve”

Konjufca përfundon postimin e tij duke i dërguar “ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet, popullin turk, Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Presidentin e Turqisë”.

6 të vdekur, 53 të plagosur nga sulmi në Stamboll

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore