Lajme

Konjufca lëndohet fizikisht, 10 ditë nuk do të jetë në punë


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për 10 ditët e ardhshme nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari Lila pas dështimit të mbledhjes së kryesisë.

“Sot nuk u mbajt mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës si rrjedhojë e dy arsyejeve. E para është që kryetari i Kuvendit prej sot e dhjetë ditë tjera nuk do të jetë në Kuvend për arsyeje shëndetësore, kryetari ka pasur një lëndim fizik mbrëmë për këtë arsyeje do të qëndrojë në shtëpi për rikuperim të këmbës”, deklaroi Kusari-Lila.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet të enjten, për arsyeje se opozita e ka bojkotuar këtë mbledhje.

Shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila

Të njëjtit vendimin për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve po e konsiderojnë si të padrejtë dhe joligjor.

Gjithashtu, Partia Demokratike e Kosovës, ka ngritur kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe ushtruesit të detyrës në pozitën e sekretarit, Enis Spahiu për arsyeje të mosekzekutimit të pagave ndaj 25 mijë mësimdhënësve.

Ndryshe, ministri i Financave, Hekuran Murati është ftuar nga opozita në interpelancë.

Këtë e kishte bërë të ditur anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri më 3 tetor.

“Për presionin që e ka bërë në pushtetin lokal gjatë grevës. Për ne, roli i Qeverisë është që të ndihmojë Kosovën në situata të vështira dhe jo që me vendime arbitrare të pengojë punën e organizatave buxhetore në këtë rast të komunave dhe po ashtu të bëjë presion tek administrata shtetërore në reforma të ndryshme”, deklaroi Tahiri.

Ai në një konferencë për media ka thënë se presioni politik tek grevistët ka nisur që nga 25 gushti duke e konsideruar ndalimin e pagave si “hakmarrje politike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore