Bota

Kongresmenja amerikane akuzon Facebook-un për protestat në SHBA


Kongresmenja demokrate, Alexandria Ocasio-Cortez, ka akuzuar themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg, se kanë ndihmuar zhvillimin e protestave në SHBA, ku pati dhe bastisje të ndërtesës së Capitol-it.

“Gjigandët e teknologjisë duhet të japin llogari sepse ata lejuan që protesta të ndodhte”, deklaroi Cortez në një video mesazh. “Zuckerberg është pjesë e këtij problemi”, shtoi ajo.

“Ata dinin gjithçka do ndodhte”, siguroi Cortez ndjekësit. “Jo vetëm që e dinin, por e lejuan të ndodhte”.

Cortez u ndal dhe tek dezinformimi që mediat sociale po sjellin në publik. “Ka pasur shpesh lajme të rreme edhe për Covid-in. Janë pyetur shumë herë në Kongres për këto gjëra, dhe asnjëherë nuk janë përgjigjur”, deklaroi Cortez.

Ajo gjithashtu rikujtoi seancat dëgjimore që Zuckerberg ka pasur më parë në Kongres. Më së shumti, ato ishin të lidhura me çështjet e privatësisë së përdoruesve të Facebook-ut. Gjithsesi, ka sipas Cortez, organizata supremaciste që operojnë në media sociale dhe nuk kontrollohen nga kompanitë.

Kongresmenja amerikane është një ndër personat më influencues në opinionin publik në SHBA. Ajo e ka zhvilluar gjithë fushatën e saj në mediat sociale. Madje, ajo ndiqet si shembull nga persona të rinj që duan të futen në politikën amerikane.

Së fundmi, ajo ka qenë ndër kritiket kryesore mbi shpërndarjen e informacionit nëpërmjet mediave sociale./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore