Sport

Konfirmohet dëmtimi i Correa-s, ja sa do të mungojë


Sulmuesi i Interit, Joaquin Correa, iu nënshtrua një raundi testesh mjekësore sot (e hëne 6 shkurt), të cilat konfirmuan praninë e një dëmtimi në kofshë.

Sulmuesi 28-vjeçar argjentinas u detyrua të humbasë fitoren e “Nerazzurrëve” në “Derby della Madonnina” ndaj Milan-it për shkak të një dhimbjeje në kofshë.

Interi fitoi 1:0 falë një goditjeje me kokë Lautaro Martinez në pjesën e parë, duke i lënë ata 13 pikë prapa liderit të ligës Napoli.

Siç theksohet nga “Calciomercato”, Correa iu nënshtrua një raundi testesh mjekësore në institutin Humanitas në Milano, të cilat konfirmuan një ndrydhje në muskulin në kofshën e tij të djathtë.

Ish-sulmuesi i Lazio-s do të mungojë në dy ndeshjet e radhës të Inter-it: kudnër Sampdoria-s më 13 shkurt dhe kundër Udinese-s pesë ditë më vonë, derisa mbetet në dyshim edhe dueli i Ligës së Kampionëve ndaj Porto-s më 22 shkurt.

Correa ka luftuar për të treguar më të mirën e tij për Inter-in që kur u bashkua nga Lazio në verën e vitit 2021, duke shënuar vetëm nëntë gola në 61 paraqitje në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore