Sport

Kombëtarja e Shqipërisë së Futsallit fillon përgatitjet për kualifikueset e Euro 2022


Kombëtarja e Futsallit të Shqipërisë ka nisur ditën e hënë, përgatitjet për fazën finale të kualifikueseve për në Kampionatin Europian 2022. Shqipëria është në grup me Ukrainën, Kroacinë dhe Danimarkën. Ndeshjet e para do të jenë në datat 27 janar në Kroaci dhe 31 janar në Shqipëri përballë Ukrainës.

Tekniku i ekipit, Erind Resuli ka grumbulluar 14 lojtarë. Poriterë: Klodian Rrapi (Tirana Futsal) dhe Cristiano Da Silva Cardoso (Sparta Prague). Mbrojtes: Kemajl Gashi (Liburn), Rej Karaja (Monferrato), Azem Brahimi (Sparta Prague), Ermir Kryeziu (Librun) dhe Agon Ramadani (Prishtina 01). Ne sulm: Arber Shkodra (Schaerbeek), Halim Selmanaj (Librun), Mentor Mejzini (Prishtina 01), Eljesa Neziri (Shkupi Futsal), Besnik Rexhepaj (Atletico Nervesa), Allmir Hasaj (Vilorba) dhe Endrit Kaca (Tirana Futsal).

Trajneri Resuli ka folur rreth ndeshjeve që do të ketë Shqipëria:

“Në radhë të parë ne po flasim për një situatë të pazakontë dhe për një situatë që ka dëmtuar jo vetëm sportin por edhe të gjithë ekonominë botërore”.

“Për momentin nga formacioni kryesor ose nga katërmbëdhjetëshja kryesore, na mungojnë kater lojtarë kryesorë, që është kapiteni i skuadrës, Roald Halimi që ka rezultuar pozitiv në datën 17. Po presim një përgjigje të dytë, që nëqoftëse negativizohet, ta kemi për ndeshjen me Ukrainën që do bëjmë në Tiranë.

“Narcis Alibebu, që ka bërë dëmtim në gju, Kemal Gashi, që gjithashtu ka rezultuar pozitiv me covid dhe Julio Cesar De Melo, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv dhe presim dhe për të, të bëjmë një test tjetër, ndoshta e bëjmë nesër, që ta kemi për ndeshjen kundër Ukrainës”.

“Jemi në një gjendje të pazakontë dhe situata nuk është ajo që duhet të ishte idealja për ne. Do të luajmë me vendin e gjashtë dhe të shtatë në Europë, siç është Ukraina dhe Kroacia”.

Fazat finale të Euro 2022 do të luhen në Holand duke filluar nga 19 janari-6 shkurt 2022. Dy qytetet pritëse do të jenë Amsterdami dhe Groningeni. Do të jenë 16 finalistë, së bashku me Holandën (e kualifikuar direkt, si vend organizator). Finalja së bashku me ndeshjen për vendin e tretë më të mirë, do të luhen më 6 shkurt 2022, në “Amsterdam Arena”, që ka një kapacitet me rreth 12 mijë vende.

49 vende kanë garuar që nga fillimi, për tu bashkëngjitur Holandës. Deri më tani 33 skuadra, ja kanë dale të jenë pjesë e grupeve kualifikuese, mes tyre dhe Shqipëria.

Kombëtaret e kualifikuara për këtë raund janë: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Izraeli, Italia, Kazakistani, Letonia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Zvicëra dhe Ukraina.

Me herët u eleminuan: Andorra, Austria, Bullgaria, Qipro, Anglia, Estonia, Gjermania, Gjiblartari, Kosova, Lituania, Malta, Irlanda e Veriut, San Marino, Skocia, Suedia, Turqia dhe Uellsi.

Ekipet aktuale janë ndarë në tetë grupe:

Në Grupin 1 ndodhet: Danimarka, Kroacia, Ukraina dhe Shqipëria. Në Grupin 2: Armenia, Franca, Gjeorgjia dhe Rusia. Në Grupin 3: Greqia, Azerbajxhani, Sllovakia dhe Moldavia. Në Grupin 4: Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Në Grupin 5: Izraeli, Kazakistani, Hungaria dhe Bjellorusia. Në Grupin 6: Zvicëra, Spanja, Letonia dhe Sllovenia. Në Grupin 7: Mali i Zi, Italia, Belgjika dhe Finlanda. Në Grupin 8: Polonia, Portugalia, Norvegjia dhe Republika Çeke./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore