Përballje

Kolumbia fiton ndeshjen për pozitën e tretë në Copa America


Ndeshja për pozitën e tretë në Copa America mes Kolumbisë dhe Peru-së ishte dramatike dhe me shumë gola.

Pozita e tretë në Copa America i takon Kolumbisë, të cilët fituan ndeshjen me rezultat 3:2.

Kolumbia ishin eliminuar në gjysmëfinale, në penalti përballë Argjentinës, ndërsa Peru-ja kishin përballë Brazilit me rezultat 1:0.

Drama mbizotëroi në këtë ndeshje, pasi goli i fitores u shënua në posedimin e fundit të topit.

Golin e parë, arritën ta shënojnë Peru-ja në fund të pjesës së parë, në minutën e 45-të me anë të mesfushorit Yoshimar Yotun.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 49-të, kapiteni Juan Cuadrado shënoi për të barazuar rezultatin në 1:1.

Kolumbianët morën epërsinë për herë të parë në ndeshje, në minutën e 66-të me anë të Luis Diaz.

Në minutën e 82-të, Peru-ja barazuan shifrat në 2:2 me sulmuesin Gianluca Lapadula.

Megjithatë, kur mendohej se ndeshja nuk do ketë fitues në kohë të rregullt, Luis Diaz shënoi nga distanca për t’i i dhënë fitoren Kolumbisë.

Finalja e madhe mes Argjentinës dhe Brazilit do të luhet më 11 korrik, në ora 2:00 pas mesnate (me orën tonë lokale).

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore