Gatimi

Koktej freskues: Xhin-tonik me shalqi


Ilustrim

Të gjithë e dimë prej kohësh që, sidomos gjatë ditëve të nxehta, duhet të pini mjaftueshëm ujë, por ndonjëherë nuk është keq të freskoheni me një koktej të mirë. Kombinimi i xhinit, tonikut dhe shalqirit do t’ju kënaqë me shijen dhe aromën e tij.

Përbërësit:

1200 gram shalqi pa kokrra

100 ml lëng limoni

250 ml xhin

Tonik (zgjidheni vetë sasinë)

Disa gjethe mente të freskët

Përgatitja:

I heqim farat nga shalqiri, e presim në kubikë dhe më pas e vendosim në blender. Pasi ta keni përzier mirë shalqirin, kullojeni përmes një kullese të hollë për të hequr shkumën që do të krijohet dhe përfundimisht për të marrë lëng të pastër shalqiri.

Më pas hidheni lëngun në një enë dhe shtoni lëngun, më pas përzieni gjithçka mirë me një lugë. Shtoni xhinin dhe përzieni përsëri.

Para se ta servirni, shtoni akull në gota,  më pas derdhni përzierjen e xhinit dhe lëngut të shalqirit dhe në fund hidhni tonikun në secilën gotë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore