Sport

Koke “tremb” Atletico Madrid-in


Kapiteni i Atletico Madrid-it, Jorge Koke ka bërë një deklaratë ku ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga klubi spanjoll.

Mesfushori e ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të qenë gjithmon pjesë e Atletico-s, por duket se së fundmi ka ndryshuar pak mendim.

Gjatë një interviste për “DAZN”, Koke ka deklaruar se “çdo gjë mund të ndodh” kur t’i përfundojë kontrata në “Metropolitano”.

Kontrata aktuale e mesfushorit spanjoll me klubin përfundon në verën e 2024. 30-vjeçari është pjesë e Atletico-s që nga viti 2008, ku ia bashkua akademisë së klubit.

Lojtari i përfaqësueses spanjolle numëron 553 ndeshje në të gjitha garat me Atletico-n. 47 gola dhe 109 asistime mbajnë emrin e tij.

Koke gjithashtu është lojtari më i përdorur nga Diego Simeone, në gjithë karrierën e trajnerit argjentinas. 517 ndeshje përgjatë 12 sezoneve që ata janë së bashku te Atletico. Gjatë kësaj periudhe mesfushori ka realizuar 45 gola dhe 108 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore