Sport

Koeman: Duhet ta mbyllim kapitullin e Messi-t


Trajneri i Barcelona-s, Ronald Koeman, foli në një intervistë për “ESPN” përpara se skuadra e tij të bëjë ndeshjen debutuese për sezonin e ri në La Liga përballë Real Sociedad-it.

Trajneri holandez tha se “ne duhet të kuptojmë se gjithmonë ka një fund për një lojtar. Duhet ta mbyllim atë kapitull dhe të përqëndrohemi te sezoni i ri”.

Më tej, tekniku shtoi se “ne kemi lojtarë të rinj dhe duhet të ecim përpara. Ne po punojmë për të ardhmen e këtij klubi dhe është vërtetë e rëndësishme të përqëndrohemi këtu dhe të mos përqëndrohemi në atë që ndodhi ditët e fundit”.

Koeman-i foli për largimin e Messi-t duke thënë se e dinte që ajo do ndodhte për shkak të “situatës së vështirë mes klubit, Leo Messi-t dhe La Liga”.

“Unë mendoj se ishte e vështirë sepse nuk po flasim për një lojtar, po flasim për Leo Messi-n, lojtarin më të mirë në botë”.

Lidhur me objektivat e sezonit të ri, sipas holandezit “objektivi është gjithmonë të fitosh trofe, të jesh kampion, të kesh një ecuri të mirë në Champions League. Klube si Barcelona nuk kanë sezone pa fituar diçka”.

Në fund, Koeman-i tha se “shpresonte” te rikuperimi sa më i shpejtë i Ansu Fati-t dhe Philipe Coutinho-s, pasi të dy lojtarët pritet të jenë shumë të rëndësishëm për skuadrën e holandezit pas largimit të Messi-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore