Sport

Klubet që kanë shpenzuar më shumë në 2022, vetëm një italian në top 20


FIFA ka publikuar një raport të detajuar që shqyrton shpenzimet për transfertat ndërkombëtare dhe çdo detaj në lidhje me operacionet që përfunduan në vitin kalendarik 2022. Ky është “Raporti i Transferimeve Global”.

Në raportin e hartuar nga organi më i lartë i futbollit në botë, ka edhe një renditje të klubeve që kanë shpenzuar më shumë në vitin kalendarik (pa llogaritur shumën e grumbulluar nga shitjet) dhe Napoli, sundimtar absolut i Serie A, është gjithashtu prezent në top 20.

Klubi napolitan renditet në vendin e 17-të pas Chelsea-t, i cili nga ana e tij është protagonisti i afatit kalimtar të parë të vitit 2023. Duhet mbajtur mend se renditja merr në konsideratë transfertat ndërkombëtare dhe jo ato ndërmjet klubeve nëliga të njëjta.

Në 11 vendet e para gjejmë tetë klube angleze, ku vetëm Barcelona, ​​Bayern Munich dhe PSG e thyejnë këtë dominim, që po përsëritet edhe në këtë afat kalimtar. Megjithatë, renditja e hartuar nga FIFA nuk tregon shumat që këto 20 klube kanë shpenzuar për regjistrimin e lojtarëve të rinj.

Renditja e top 20 klubeve që kanë shepnzuar më shumë:

1.Manchester United (Angli)

2.Barcelona (Spanjë)

3.Liverpool (Angli)

4.Bayern Munich (Gjermani)

5.Newcastle (Angli)

6.West Ham (Angli)

7.Wolverhampton (Angli)

8.PSG (Francë)

9.Manchester City (Angli)

10.Leeds (Angli)

11.Tottenham (Angli)

12.Real Madrid (Spanjë)

13.Ajax (Holandë)

14.Nottingham Forest (Angli)

15.Everton (Angli)

16.Chelsea (Angli)

17.Napoli (Itali)

18.Borussia Dortmund (Gjermani)

19.Monaco (Francë)

20.Marseille (Francë)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore