Sport

Klopp shuan shpresën për transferimin e Bellingham


Mesfushori i Borussia Dortmund-it, Jude Bellingham, është një nga futbollistët më të kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.

Mes tyre ishte edhe Liverpool-i që dëshironte shërbimet e futbollistit anglez.

Megjithatë, ai vështirë se do të transferohet gjatë kësaj vere në “Anfield”, pasi që këtë e ka mohuar trajneri i tyre, Jurgen Klopp.

Gjermani tha se nuk mund ta blejnë Bellingham-in, pasi që ai nuk është në shitje nga klubi i Dortmund-it.

“Ai nuk është në shitje, ky është problemi i vetëm që kemi për transferimin e tij. Nuk mendoj që ndonjë ndryshim do të ndodh në mesfushë, megjithatë nuk mund të dihet asnjëherë”, përfundoi Klopp.

Kujtojmë që edhe Real Madrid-i është duke e ndjekur me kujdes futbollistin 19-vjeçar.

Deri në 80 milionë euro madrilenët ishin të gatshëm të ofronin për Bellingam, por Dortmund-i i refuzoi.

Kujtojmë që 19-vjeçari është pjesë e skuadrës gjermane që nga vera e vitit të kaluar, kur u transferua nga Birmingham për shumën e 25 milionë eurove.

Vlera e tij në treg, sipas “Transfermarkt” llogaritet të jetë 80 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore