Sport

Klauzola interesante e Ronaldo-s me Al Nassr, i lejon transferimin në Newcstle


Cristiano Ronaldo pranoi milionat nga Arabia Saudite dhe firmosi për dy vite me skuadrën e Al-Nassr.

Sulmuesi portugez do të përfitojë rreth 200 milionë euro në sezon, ndërkohë që në akordin e arritur me drejtuesit e klubit arab është përfshirë edhe një klauzolë interesante.

Sipas asaj që raportohet nga “Marca” ka një klauzolë në kontratën e tij që do të thotë nëse Newcastle United kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ai mund të huazohet atje pasi klubi është në pronësi të Fondit për Investimeve Publike të Arabisë Saudite.

Newcastle po kalon shumë mirë në Premier League dhe pas javës së 17-të numëron 34 pikë duke u renditur në vendin e tretë në kampionat.

Pra, do të thotë se mundësia është e madhe për ta parë përsëri CR7 në Champions.

Ndërkohë, Ronaldo mban disa rekorde në Ligën e Kampionëve. Deri më tani ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë turne me 140 gola të shënuar.

Lionel Messi është i dyti me më së shumti gola në Champions, me 129, pra 11 larg portugezit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore