Stil

Kim Kardashian i kërkon falje të ëmës për sjelljet e saj rebele gjatë adoleshencës


Duke reflektuar në vitet e saj adoleshencës me sjellje prej rebeleje, Kim Kardashian i ka kërkuar falje nënës së saj Chris Jenner, për kohërat e vjetra.

Fotografi e publikuar në Instagram nga Kim Kardashian.

“Mami- më fal! Mbaj mend që isha i detyruar këtu që Kourtney të vidhte makinën tënde vetëm për ta drejtuar atë rreth bllokut dhe në një farë mënyre edhe pse nuk mora pjesë, prapë kisha probleme”.

“Kështu që ne nuk kishim çfarë të bënim tjetër veçse të bënim fotosesione në garazh. Nuk isha kurrë unë, thjesht dëgjova atë që tha motra ime e madhe dhe miqtë. Ato ishin ndikime kaq të këqija dhe unë isha perfekte dhe për këtë më vjen keq! ”, ka shkruar Kim, në një postim në Instagram, duke kujtuar sherret e fëmijërisë që ajo bënte me të motrën.

Ndërkaq, në postimin e publikuar në llogarinë e saj të Instagram-it, am-it, ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, gjithashtu iu ka adresuar një lutje, vajzave të saj të vogla North dhe Chicago që të kenë më pak kërkesa përderisa janë duke u rritur.

Fotografi e publikuar në Instagram nga Kim Kardashian.

“E pashë që ishte Dita Kombëtare e Vajzave, kështu që ky postim i shkon nënës sime dhe vajzave të mia kur janë adoleshente, North dhe Chi, ju lutem tregohuni të lehta me mua kur të jeni në moshën që kam qenë në këto fotografi”, ka shtuar ajo.

Duke komentuar postimin, Chris Jenner, u shpreh duke komentuar – “Oh, ditët e mira ‘!!!! Faleminderit Zotit që i mbijetuam asaj faze”.

E megjithëse kanë kaluar disa ditë që prej kur është mbajtur edicioni i sivjetmë i – “Met Gala 2021”, në shtypin rozë akoma po diskutohet për paraqitjen në tapetin e kuq të këtij evenimenti të modeles së famshme, Kim Kardashian.

Veshja e saj tërësisht e zezë dhe e maskuar plotësisht dizenjuar nga marka e modës “Balenciaga” bëri bujë gjithandej, disa e komplimentuan e të tjerë edhe e përdorën për “meme” interneti, për t’i bërë të tjerët të qeshin.

Por, një detaj që ka rënë në sy, i vetmi i ekspozuar nga gjithë trupi i Kim, ishte bishti i saj i gjatë prej 75 inçëve, çmimi i të cilit ka “tronditur” fansat e Kardashian, derisa u bë me dije nga stilistja e saj, Chris Appleton, se kushtoi jo më pak se 10 mijë dollarë amerikanë.

Fotografi e publikuar në Instagram nga Kim Kardashian.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore