Lajme

Kiev-i dhe Kharkiv-i, fokusi kryesor i sulmeve


Edhe pse shkaku i agresionit rus në Ukrainë do duhej të ishte Donbas-i, Kremlin-i po vijon sulmin ndaj dy fronteve kryesore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Denys Monastyrskyi, raporton se Rusia po godet Kiev-in me raketa balistike.

Kjo, pas katër shpërthimeve që u dëgjuan dhe u dëshmuan më herët edhe nga mediat e pranishme.

Ndërkaq zyrtari ukrainas u ka kërkuar njerëzve që të shkojnë në strehimoret e bombave.

Rusia nuk është e fokusuar vetëm në kapjen e Ukrainës lindore, shkruan senatori i Florida-s, Marco Rubio.

Sipas tij, forcat ushtarake ruse po punojnë drejt izolimit të Kiev në këto momente.

Kujtojmë që Rubio ishte zyrtari i parë që lajmëroi sulmin e forcave ruse.

Kjo, para se presidenti rus Vladimir Putin të shpallte zyrtarisht luftë ndaj Ukrainës.

Ndërkaq, që trupat ruse pas bombardimeve nga ajri kanë zbarkuar në Odessa dhe po kalojnë kufirin në Kharkiv.

Të paktën kështu raporton një zyrtar ukrainas që citohet nga NBC News.

Gjatë orëve të ferrit, ku Ukraina gjendej e bombarduar, ishte pikërisht Kharkiv ai që u godit sërish pas një pauze një-orëshe.

Kërkesa e Republikave Popullore të Donbas-it dhe Luhansk-ut ishin “preteksti” i Putin-it dhe bombardimet ndaj gjithë Ukrainës sapo e vërtetuan këtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore