Stil

Khloe Kardashian shfaqet për herë të parë në publik pas skandalit të Tristan Thompson


Modelja, Khloe Kardashian, u pa teksa po përpiqte të shikonte poshtë, me qëllim të shmangies së kontaktit me kamerat në daljen e saj të parë që kur ish i dashuri, Tristan Thompson pranoi se kishte një fëmijë të tretë.

Khloe Kardashian.

Bashkëthemeluesja e “Good American” u fotografua me vajzën True pasi mori 3-vjeçaren nga një klasë kërcimi në Los Angeles.

Kardashian u shfaq e veshur me të zeza nga koka te këmbët, përfshirë maskën e saj.

Khloe Kardashian.

Pasi vuri re paparacët, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” përdori telefonin e saj dhe gjëra të tjera për të fshehur fytyrën e saj.

Kardashian, 37 vjeç, ende nuk i është përgjigjur publikisht kërkimit të faljes së lojtarit të “Sacramento Kings”, në të cilën ai u përpoq të shlyente për “poshtërimin” e tij ndaj saj pasi e kishte tradhtuar me modelen e fitnesit Maralee Nichols.

Tristan Thompson.“Unë sinqerisht i kërkoj falje kujtdo që kam lënduar apo zhgënjyer gjatë gjithë kësaj sprove, si privatisht ashtu edhe publikisht”, shkroi Thompson, 30 vjeç, në një postim në Instagram.

“Khloe, ti nuk e meriton këtë,” vazhdoi ai. “Ju nuk e meritoni dhimbjen dhe poshtërimin që ju kam shkaktuar. Ju nuk e meritoni mënyrën se si ju kam trajtuar gjatë viteve”, pati shtuar ai.

Motrat e Khloe, Kim dhe Kourtney Kardashian, i dhanë asaj mbështetje menjëherë pas pranimit publik, duke i qëndruar afër dhe duke e këshilluar në momente aspak të lehta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore