Stil

Khloe Kardashian në një romancë të re pas ndarjes nga Tristan Thompson?


Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Khloe Kardashian ka nisur një lidhje të re.

Një burim i afërt me yllin e shfaqjes televizive “The Kardashians” thotë revistën “People” se ajo aktualisht është duke u takuar me një investitor të kapitalit privat të cilin e takoi përmes motrës së saj, Kim Kardashian.

Sipas të njëjtit burim thuhet se 37 vjeçarja Khloe, dhe burri misterioz u prezantuan në një darkë disa javë më parë dhe ata të dy vazhduan njohjen.

Marrëdhënia është në “fazat e hershme” dhe Khloe “po ndihet vërtet mirë”, tha burimi i cili dha lajmin të hënën e 20 qershorit.

Khloe, Tristan dhe vajza e tyre True

Për më tepër, Khloe dhe ish i dashuri i saj Tristan Thompson, me të cilin ka një vajzë 4 vjeçare, nuk flasin më me njëri-tjetrin.

Gjatë fundjavës, themeluesja e markës së xhinseve “Good American” mbylli thashethemet se ajo po takohej me një tjetër basketbollist të NBA, duke thënë se “definitivisht nuk është e vërtetë”.

“Unë nuk po takohem me askënd. Jam e lumtur, për një kohë jam duke u fokusuar te vajza ime dhe te vetja”, shtoi ajo në postimin e saj në Instagram.

Marrëdhënia e saj e fundit e madhe me Thompson, me të cilin filloi të takohej në vitin 2016, ishte shumë e komentuar.

Megjithatë pavarësisht skandaleve të shumta të tradhtisë, ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” nuk u nda nga ai derisa një test i atësisë vërtetoi se atleti ishte babai i djalit tashmë 6 muajsh të modeles së Instagramit, Maralee Nichols.

Kardashian e përshkroi këtë situat si një nga momentet më të “neveritshme” të jetës së saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore