Përballje

Këtë të diele zhvillohet finalja e parë në basketbollin kosovar


Finalja e madhe e “Play-off”-it në basketbollin kosovar, do të zhvillohet këtë të diele me fillim nga ora 17:30, ku do të përballen Golden Eagle Ylli dhe Trepça.

Këto dy skuadra kishin përfunduar në garat e rregullta, në vendin e parë, përkatësisht të dytë.

Ylli ishte në vendin e parë me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit në vendin e dytë me 19 fitore e nëntë humbje.

Therandasit në gjysmëfinale të “Play-off”-it eliminuan Sigal Prishtinën 3:0, kurse ‘Xehetarët’ eliminuan Pejën me seri prej 3:1.

Ylli dhe Trepça janë përballur katër herë në garat e rregullta, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës.

Skuadra nga Theranda kërkon të mbrojë titullin e kampionit, që e fitoi edicionin e parë për herë të parë në histori.

Ndërsa mitrovicasit pas Kupës e kërkojnë edhe titullin e kampionit, që iu mungon nga viti 2012, kur kishin fituar Kupën dhe titullin të udhëhequr nga Drilon Hajrizi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore