Sport

Këshilltari i Joan Laporta-s kritikon Koeman-in për komentet e tij drejt presidentit


Këshilltari i Joan Laporta, Enric Masip

Këshilltari i Joan Laporta, Enric Masip, ka folur për kritikat e Ronald Koeman ndaj presidentit të Barcelonës.

Kjo vjen pasi Koeman ishte i pakënaqur për mënyrën sesi informacioni në lidhje me zgjatjen e kontratës së tij të mundshme ishte zbuluar në shtyp disa javë më parë.

Pavarësisht fillimit të ngadaltë të Barcelonës këtë sezon, Masip gjithashtu theksoi se Koeman është ende trajneri kryesor i Barcelonës, sepse bordi i ka besuar atij për momentin.

“Koeman bëri disa komente, të cilat trajneri nuk mund t’i thotë kurrë se presidenti nuk mund të flasë, sepse presidenti është presidenti”, tha Masip.

“Ky është mendimi im. Të nesërmen zbritëm në fushë dhe e përqafuam Ronald-in”.

“Tani për tani, ne jemi në një dinamikë që nuk është më pozitive. Ajo që duhet të përpiqemi të bëjmë, është të ndryshojmë dinamikën. Është çështje besimi dhe ndryshimi i dinamikës. Nëse trajneri është në vendin e tij, konsiderohet se atij i është dhënë besimi për të vazhduar”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore