Kosova

Këshilli i Evropës i gatshëm për ta mbështetur Kosovën në fusha të rëndësishme


Fotografia nga takimi i shtatë i grupit punues në mes të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe Këshillit të Evropës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës gjatë ditë së mërkurë ka organizuar takimin e shtatë të përbashkët të grupit punues në mes të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe Këshillit të Evropës.

Me këtë rast, Drejtoresha për programe në Këshillin e Evropës, Verena Taylor, dhe përfaqësues nga Këshilli i Evropës janë shprehur të gatshëm të mbështesin institucionet e Kosovës në fushat më të rëndësishme për vendin.

Kështu duke theksuar se nevojiten angazhim për plotësimi të standardeve të kërkuara me projekte që synojnë përmirësimin e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Në anën tjetër shefi i kabinetit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sharr Jakupi, ka theksuar progresin e Kosovës në fushat e sundimit të ligjit, demokracinë dhe drejtat e njeriut.

Jakupi, ka falënderuar Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme në këtë drejtim përmes projekteve konkrete të cilat po i ndihmojnë Kosovës të arrijë standardet evropiane.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore