Shqipëria

Këlliçi i tregon ‘gishtin e mesit’ fushatës


Politika i pranon të gjitha, edhe në fushata elektorale, edhe kur pak etika shkelet, por është kreative dhe me vend.

Megjithatë, kandidati për Tiranën nga radhët e Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçi, përtej një fushate kreative që ka zhvilluar deri tani, me përfshirjen në ekuacion të përmbajtjeve në media sociale si Tik Tok, e ka çuar “imagjinatën” ndoshta përtej të pranueshmes.

Kështu, 11 ditë pas fillimit të fushatës elektorale, më në fund banerat e parë nga ai po shfaqen rrugëve të Tiranës – një metodë klasike e marketingut – por diçka nuk la shije të mirë.

Disa prej tyre, kanë për qëllim të tregojnë se çfarë ai do të sjellë për kryeqytetin shqiptar dhe një mesazh, ishte se si do t’i drejtohet Këlliçi korrupsionit.

Përgjigja? Me gishtin e mesit!

Kandidati opozitar madje e ka promovuar posterin edhe në mediat e tija sociale, duke gjeneruar komente të përziera, prej atyre që shfaqën aprovim, por edhe ndër ata, të cilët shprehën indinjatë apo përçmim për një fushatë të zhvilluar kësaj forme.

Vetë Këlliçi, përpara se ta publikonte posterin, e përshkroi: Kam një mesazh për këdo që abuzon me taksat e qytetarëve të Tiranës!

Në vetë poster, shkruhet: S’të duhet fytyra e tij, por guximi që ka ta ndalojë! (referuar korrupsionit).

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Belind Këlliçi (@belindkellici)

A i duhet gjithsesi kjo Tiranës vërtetë, në kushtet kur një kryebashkiak është imazhi dhe qytetari i parë i vendit?

Vështirë të kuptohet se si Këlliçi, deri në këtë përfundim marketues shkoi…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore