Gatimi

Kek me kakao, atmosfera e së shtunës


Krijoni një atmosferë të ngrohtë për familjen e të dashurit tuaj duke përgatitur këtë recetë të kekut! Fantastik për fëmijët dhe të rriturit të cilët preferojnë ëmbëlsirat e buta me kakao.

Kjo recetë sugjerohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

Përbërësit:  350 gr miell (që fryhet vetë), 400 gr gjalpë, 6 vezë, 300 gr sheqer, 60 gr kakao, 1 lugë kafe fryrës, 1 bishtajë vanilje, 1 lëkurë portokalli e grirë.

Përgatitja:

Në fillim, kalojmë në sitë miellin, kakaon dhe fryrësin. Ndërkohë ndezim furrën në temperaturën 170 gradë.

Pasi vendosim në mikser gjalpin, sheqerin, vaniljen dhe lëkurën e portokallit, i përziejmë mirë për 5 minuta.

Gjatë përzierjes hedhim një nga një vezët në masën në mikser. E ulim pak shpejtësinë e përzierjes dhe shtojmë miellin, kakaon dhe fryrësin.

Pasi e përfundojmë, fikim mikserin dhe vendosim masën e përgatitur në një enë në formën e kekut (me diametër 24 cm).

Në fund, e pjekim në furrë për 50 minuta në 175 gradë.

Këshillë

Nëse nuk dëshironi të përdorni vezë, mund të përdorni pure apo salcë jo të ëmbël molle. Pjekja do të kërkojë pak më shumë kohë se sa kur përdorim vezët.

Si zëvendësues të produkteve të bulmetit mund të përdorni qumësht bajameje ose qumësht arrë kokosi.

Për një kek me kakao pa gluten, përdorni miell që përcakton mungesën e glutenit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore