Lajme

Katër gazetarë afganë arrijnë në Kosovë


Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad – janë katër gazetarët afganë që kanë mbërritur këtë të hënë në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, gazetarët afganë u mirëpritën në aeroport nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, gazetarët afganë u mirëpritën një muaj pas vendimit të Qeverisë për strehimin e tyre në Kosovë.

Gazetarëve do t’u sigurohet strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe biletë kthimi, kur rrethanat të krijohen që ata të kthehen në shtëpitë e tyre.

Programi “Journalists in Residence – Kosovo”, inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për gazetarët ukrainas dhe afganë mbështetet bujarisht edhe nga Iniciativa Hannah Arendt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore