Sport

Kategoria Superiore/ Kukësi triumfon, Tirana kënaqet me një pikë


Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 27 në Kategorinë Superiore. Kukësi ia ka dal përballë Kastriotit, ndërsa Skënderbeu dhe Tirana ndajnë nga një pikë.

Kastrioti nuk ia doli në shtëpi përballë verilindorëve. Patrick Friday Eze shënoi dopietë, në minutat 50 dhe 59. Bruno Lulaj vulosi shifrat në 0-3, në të 72’.

Skënderbeu dhe Tirana me gjithë përpjekjet për të gjetur rrugën e golit, nuk ia kanë dalë të shkojnë më shume se një barazim pa gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore