Sport

Kategoria e Parë: Lojtari vesh fanellën e shokut të skuadrës dhe fshin mbiemrin me baltë


Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në ndeshjen e javës së 26 në Kategorinë e Parë të Shqipërisë mes Kastriotit dhe AF Elbasanit.

Një prej lojtarëve të ekipit mik, Elbasanit, kishte veshur fanellën e shokut të skuadrës dhe gjeti një zgjidhje epike për mbiemrin që ndodhej në pjesën e pasme të saj.

Bedri Greca, i cili ishte në fushë me fanellën numër “33” të shokut të tij të skuadrës, Broshka, u detyrua të fshinte mbiemrin e këtij të fundit duke përdour as më shumë e as më pak por baltë.

Ngjarja u fiksua nga kamerat, teksa Greca doli në minutat e para të takimit për të bërë “ndryshimin” e famshëm tashmë.

Pavarësisht ngjarjes, Greca pati një ditë të madhe duke shënuar dy golat e ekipit të tij në barazimin 2-2 përballë krutanëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore