Stil

Kanye West e shpall të vdekur Pete Davidson


Kanye West

Askush nuk duket më i emocionuar që Pete Davidson dhe Kim Kardashian janë ndarë sesa Kanye West, i cili zyrtarisht ndryshoi emrin në Ye.

West shpërndau – dhe më pas e fshiu – një foto të redaktuar në Instagram, të faqes së parë të gazetës “New York Times”, ku shkruhej: “Skete Davidson vdiq në moshën 28-vjeçare”.

West filloi t’i referohej të dashurit të atëhershëm të Kardashian me emrin “Skete” në mars, kur pothuajse çdo ditë e sulmonte përmes meme-ve. Ai madje publikoi një video muzikore në të cilën e varros të gjallë Davidsonin.

Por Ye nuk u ndal te Davidson: shkrimi i imët i gazetës tallet edhe me ish-bashkëpunëtorin e tij Kid Cudi, i cili së fundmi u largua nga skena në mes të performancës në festivalin “Rolling Loud” pasi u godit me një shishe uji nga “fansat” në turmë.

Fundi i faqes së parë lexon të fotografisë së postuar nga Ye shkruante: “Kid Cudi do të luante funeral, por kishte frikë nga hedhësit e shisheve”.

Cudi kishte vendosur të performonte në festival pasi artisti i “Donda” ishte larguar në minutën e fundit.

Çuditërisht, West u shfaq më pas si një i ftuar special gjatë setit të Lil Durk, duke performuar këngën e tij “Father Stretch My Hands”.

Ye e fshiu fotografinë disa orë pas postimit, duke e kthyer Instagramin e tij në faqe të zbrazët.

Sipas të përditshmes “Daily Mail”, Kardashian është mërzitur me të bëmat e ish bashkëshortit dhe i ka kërkuar që ta fshinte fotografinë, edhe pse ai fillimisht kishte refuzuar.

Ndërkohë, divorci i tij me Kardashian vazhdon të zvarritet, pasi Ye javën e kaluar humbi avokaten e tij të pestë të divorcit, Samantha Spector.

Ajo kërkoi të premten që të hiqej nga çështja pasi tha se marrëdhënia me klientin e saj ishte prishur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore