Zgjedhjet në Kosovë

Kandidatët për Maliveshën, Kastrati dhe Kilaj kryejnë obligimin qytetar


Ekrem Kastrati, kandidati për Malishevën nga radhët e Nismës

Dy kandidatët për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate dhe Isni Kilaj nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë ushtruar të drejtën për votë.

Raundi i parë i zgjedhjeve në Malishevë përfundoi e 34,8 përqind të votave për Ekrem Kastratin.

Kilaj i PDK-së morri 28,82 për qind të besimit të qytetarëve.

Isni Kilaj, PDK

Kastrati votoi në fshatin Turjakë të Malishevës, dhe pas votimit u shpreh për mëdia.

“Jam shumë i lumtur sot, tek sa qytetarët tanë po vendosin përmes të drejtës së tyre me votë se kush do jetë drejtuesi i Malishevës për katër vitet e ardhshme”.

“Pavarësisht dallimeve partiake e bindjeve politike, kërkoj nga secili qytetari i yni, të dalin dhe të votojnë, që t’i kontribuojnë ecurisë së mirë të kësaj dite zgjedhore”.

Kurse, Kilaj votoi në fshatin Lubizhdë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore