Përballje

Kampionët e nisin dobët, Tottenham-i fiton


Në “Tottenham Stadium”-in e mbushur plot, Tottenham dhe Manchester City u përballen në ndeshjen e fundit të javës hapëse të sezonit.

Tottenham-i pa Harry Kane-in, priste City-n që në kërkim të Kane-it luajti pa sulmues.

Skuadra e Guardiola-s dominoi posedimin, por nuk arriti të krijoi shumë mundësi të rrezikshme për portën e Hugo Lloris.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, kurse e dyta do të shihte fundin e rrjetës të tundet.

Ishte ylli jugkorean i skuadrës së Nuno Espirito Santo-s, Heung-Min Son, ai i cili shënoi golin e vetëm dhe të tre pikëve.

Me një goditje shumë të bukur nga jasht zonës, Son arriti që të mposht Ederson-in.

Deri në fund, Tottenhami e menaxhoi ndeshjen shumë mirë, duke mbajtur epërsinë.

Kampionët e nisin me humbje, deri sa aventura e Nuno-s te Tottenham-i fillon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore