Përballje

Kampionët e Evropës fitojnë përsëri, Lille test i lehtë për Chelsea-n


Chelsea e ka nisur shumë mirë fazën e të 16-ave në Champions League.

Kampionët e Evropës ishin vendas të Lillë në “Stamford Bridge”.

Skuadra e Edon Zhegrovës, pas shumë dekadave, e arriti këtë fazë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Mirëpo, ata nuk ishin kafshat fare e vështirë për kampionët në fuqi të Evropës.

Chelsea e nisi shumë mirë ndeshjen, menjëherë në sulm.

Dhe, vetëm pas tetë minutave u shpërblye mundi i tyre.

Kai Havertz shënoi shumë bukur me kokë pas një harkimi nga Ziyech.

Chelsea e vazhdoi sulmin në pjesën e parë, por nuk arritën që të shënojnë më gola duke e mbyllur 45 minutëshin e parë me epërsi minimale.

Pulisic ishte ai që në pjesën e dytë shënoi për 2-0, që ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Chelsea bën progres të madh përpara, duke iu afruar shumë çerekfinaleve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore