Përballje

Juventusi “siguron” zonën Champions, mposht Cremonese-n


Juventus-i me shumë gjasa do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, pasi që vështirë që nuk do të qëndrojë mes katër ekipeve më të mira në Itali për këtë sezon.

“Zonja e Vjetës” mposhti Cremonese-n me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme të javës së 35-të në Serie A.

Pjesa e parë nuk pati gola përkundër dominimit të vendasve, derisa bardhezinjtë morën edhe një lajm të hidhur.

Bëhet fjalë për dëmtimin e Paul Pogba-s, i cili startoi një ndeshje pas 390 ditësh, por u largua mes lotësh në minutën e 24-të.

Goli i parë i Juventus-it erdhi në minutën e 55-të, kur Nicolo Fagioli shënoi një gol shumë të bukur pas asistimit të Federico Chiesa-s.

Në minutën e 79-të, Juve e gjeti edhe golin e nderit, kur Bremer realizoi pas një tollovie të krijuar në zonën e kundërshtarit.

Në vazhdim, vendasit patën edhe disa mundësi të mira për ta thelluar epërsinë, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Me këtë fitore, tani skuadra e Allegri-t ka 69 pikë në vendin e dytë, tetë më shumë se Milan-i i vendit të pestë, pra që praktikisht Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm është thuajse e sigurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore