Sport

Starton pas 390 ditësh, Pogba përsëri dëmtohet dhe del nga fusha me lot në sy


Ylli i Juventus-it, Paul Pogba, e nisi një ndeshje nga fillimi pas 390 ditësh, por kjo zgjati pak më shumë se 20 minuta, kur mesfushori francez pësoi një dëmtim dhe doli nga fusha me lot në sy.

Ish-mesfushori i Manchester United e nisi ndeshjen nga fillimi ndaj Cremonese-s (ndeshja është duke u luajtur), derisa paraqitja e tij ishte shumë e mirë.

Por, në minutën e 24-të, kur ai goditi në një përpjekje nga distanca pas një goditjeje nga këndi, ai papritmas ndaloi dhe menjëherë ndjeu se diçka po shkonte.

Raportet fillestare nga stafi mjekësor i Juventusit për “Sky Sport Italia” janë se pogba ka bërë një tëerheqje muskulare, duke pretenduar që ai nuk është dëmtuar në gju, lëndim ky që bëri që francezi të rrinte jashtë fushave për një kohë të gjatë.

28-vjeçari tërhoqi fanellën e tij mbi fytyrë për të fshehur lotët, të cilët ishin ende të dukshëm pas një goditjeje qetësuese në shpinë nga trajneri Max Allegri.

Ishte jashtëzakonisht e ngjashme me ndeshjen e fundit që filloi Pogba, e cila ishte për Manchester United kundër Liverpool në prill 2022, pasi ajo përfundoi pas 10 minutash.

Përfshirë këtë mbrëmje, Pogba ka mundur të luajë vetëm 159 minuta futboll me fanellën e Juventus-it këtë sezon.

Kjo do të thotë gjithashtu se ai do të jetë jashtë gjysmëfinales së Europa League të së enjtes së ardhshme kundër Sevilla-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore