Përballje

Juventus-i kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, mposht Sassuolo-n


Juventus-i ka arritur me shumë vështirësi të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, teksa mposhti Sassuolo-n me rezultat minimal 2:1.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Juventus-in, të cilët që në rastin e parë e gjetën golin në minutën e pestë me anë të Paolo Dybala-s.

Por, gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi që Hamed Junior Traore me një gjuajtje të bukur barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 24-të.

Pjesa e parë përfundoi me shifra të barabarta, teksa në të dytën bardhezinjtë u hodhën në sulm me të gjitha forcat.

Në minutën e 56-të, Weston McKennie me një gjuajtje të bukur goditi shtyllën.

Në minutën e 73-të, edhe pse me portë të zbrazët, as Mattijs del Ligt e as Leonardo Bonucci nuk arritën të shënonin.

Kur pritej që ndeshja të shkojë në vazhdime, Dusan Vlahovic futet në zonë gjuan, ndërsa topi devijohet nga njëri prej mbrojtësve për të përfunduar në rrjetë për 2-1.

Juventusi me këtë fitore kalon në gjysmëfinale, ku do të takohet me Fiorentina-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore