Sport

Juventus-i identifikon tifozin që ofendoi në baza racore Maignan-in


Klubi i Juventus-it ka arritur të identifikojë tifozin që ofendoi në baza racore portierin e Milan-it, Mike Maignan-it.

Bardhezinjtë u përballen me Milan-in në “Allianz Stadium” pak ditë më parë dhe në media qarkulluan lajme se një tifoz i torinezëve ofendoi portierin mik. Ishte dhe vetë Maignan-i që e pohoi ngjarjen e ndodhur.

Reagimi i Mike Maignan

Në këtë mënyrë Juventus-i reagoi menjëherë duke thëne se ishin duke vezhguar kamerat e sigurisë në stadium për të gjetur fajtorin. Ditën e enjte ka ardhur njoftimi nga klubi dhe fajtori është identifikuar.

Tifozi ishte pjesë e grupimit “Juventus Club Gaetano Scirea di Castagnaro” (Verona). Ai është akuzuar për nxitje të urrejtjes racore dhe grupimi i lartëpërmendur ka njoftuar përjashtimin e menjëhershëm të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore