Futboll

Jurgen Klopp: “Alisson portier i klasit botëror”


Ndonëse gabimet e dukshme dhe mjaft të kritikuara të Alisson Becker i kushtuan humbjen e dyfishtë Liverpool-it – me Manchester City-n [4-1 në 7 shkurt] dhe me Leicester më pas [3-1 në 13 shkurt] – traineri Jurgen Klopp, i ka dal në mbrojtje duke theksuar togë-fjalëshin “portier i klasit botëror”, teksa Liverpool-i pret Everton-in në shtëpi [nesër mbrëma në 18:30].

I intervistuar për Sky Sports, traineri i Liverpool-it Jurgen Klopp, ka mbështetur portierin brazilian duke iu përgjigjur polemikave të shumta të shigjetuara drejt tij:

“Besimi im për Alison s’ka ndryshuar aspak. Jemi njerëz, Ali [Alisson] gjithashtu. Në dy ndeshjet e fundit ai e tregoi këtë fakt dhe nuk ka asnjë problem”, u shpreh Klopp

“Këto gabime dëshmojnë se ai ka ende punë por, më së shumti punë me veten. Çështja nuk qëndron tek ideja se ai është një portier i klasit botëror, sepse, për hir të vërtetës ai i tillë është”, u shpreh Klopp.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore