Sport

Jorden van Foreest kampion i Tata Steel 2021


Mjeshtërmadhi (Grandmaster/GM) Jorden van Foreest u shpall kampioni i 83-të i turneut Tata Steel 2021, në Wijk aan Zee të Hollandës. Kampioni i vetëm hollandez pas 36 vitesh në Tata Steel. 21 vjeçari mposhti mjshtërmadhin bashkëkombas Anish Giri, në playoff-in me kthesën më të papritur ndërkohë që të dy ndanin të njejtën sasi pikësh; 8.5/13.

I pyetur për chess.com për menyrën si ndihet pasi fitoi këtë kompeticion, Foreest u përgjigj: “Në krye të botës”.

Van Foreest, vëllai më i madh i një familje të madhe shahistësh, fitoi atë çka lehtësisht mund të quhet ‘Wimbledon-i i shahut’. Tata Steel-i është i përbërë nga 13 raunde të shtrira në 16 ditë të kompeticionit zyrtar. Van Foreest qëndroi i pamposhtur (asnjë humbje) përgjatë gjithë kësaj kohe duke shënuar katër pikë; një për çdo fitore dhe pesë barazime. Ai fitoi dhe playoff-in ‘armageddon’ e llojit blitz (me kohë të shkurtuar – tre deri në pesë minuta kohë për secilin) të shahut kundër Giri-t.

Jo vetëm kaq, por ai theu dhe rekordin e tij prej 2700 elo (njësi matëse për nivelin e shahistëve) pasi gjatë kësaj kohë, ai mori pjesë në 30 lojëra zyrtare.

Sa i përket Giri-t dhe përkrahësve të tij, qe më shumë se tragjedi. Anish Giri humbi në playoff për të dytën herë pas 2018-ës. Tifozët dhe përkrahësit e tij, kanë dëshmuar se ndjenin sikur ky vit do të ishte viti i Giri-t, e që do të merrte titullin e tij të parë ndërkombëtarë, ashtu edhe revansh kundër Magnus Carlsen-it (kampioni I botës nga Belgjika) që i mori playoff-in e tij të fundit.

Për shahun e Hollandës padyshim që ishte një moment i veçant, meqënëse Foreest bëri atë çfarë Joren Piket dhe Loek van Wely nuk arritën dot ta bëjnë më parë. GM i fundi hollandez i cili fitoi këtë turne, ka qenë Jan Timman në 1985-ën.

Pas Jorden van Foreest, vjen Anish Giri në vend të dytë dhe Andrey Esipenko në vendin e tretë.

Anish Giri me trofeun e vendit të dytë
Andrey Esipenko në vendin e tretë
Renditja përfundimtare e Tata Steel 2021

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore