Sport

Joanna Jedrzejczyk tërhiqet përfundimisht nga UFC-ja


Luftëtarja polake Joanna Jedrzejczyk shpalli tërheqjen e saj nga sporti i Arteve të Miksuara Marciale pas humbjes së saj në UFC 275 ndaj kinezes Zhang Weili.

Jedrzejczyk mbyll në këtë mënyrë një karrierë dhjetë-vjeçare si ish-kampione e peshës ‘pupël’ në MMA.

Për një kohë të gjatë, ajo ishte më e mira, pasi mbajti rripin e kampiones së kategorisë 50 kilogramë për më shumë se dy vjet.

Kjo, duke mbrojtur me sukses titullin që mori nga Carla Esparza (kampionia aktuale) në vitin 2015 pesë herë.

Qëkurse ajo humbi rripin ndaj amerikano-lituanezes Rose Namajunas në nëntor të vitit 2017, titulli ka ndryshuar kampione katër herë.

Asnjë kampione nuk e ka mbrojtur me sukses rripin më shumë se një herë. Kjo tregon se sa dominues ishte mbretërimi i Jedrzejczyk-ut.

“E urrej veten në tetëkëndësh sepse jam një person tjetër”, deklaronte ajo në 2015-ën para fitores së saj në UFC 193 ndaj Valerie Letourneau.

Numrat flasin vetë, por ishte mënyra se si fitonte ajo që e bëri atë një yll të MMA-së për femra.

Edhe kur humbi revanshin me Namajunas dhe dy përballjet me Zhang, ajo e bëri këtë duke luftuar deri në fund.

Jedrzejczyk ka në rezymenë e saj një nga betejat më të mëdha në histori pikërisht me Zhang.

Kjo e fundit, do të jetë me siguri një kandidat i ardhshëm për “Hall of Fame”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore