Jetesë & Stil

Jesy Nelson liston arsyet e braktisjes së “Little Mix”


Jely Nelson - Artiste

Ish-anëtarja e pop grupit të muzikës “Little Mix”, Jesy Nelson, së fundmi, ka zbuluar arsyet se pse e kishte braktisur ekipin e saj pas jo më pak se 10 vjetësh.

30-vjeçarja ka theksuar ndikimin në shëndetin e saj mendor të reputacionit të “Little Mix” në Britani të Madhe dhe përgjithësi në glob, ndërsa ka nënvizuar pjesën e veshjeve të vajzave të grupit.

“Little Mix”.

“Kur ishte puna te gjërat e vogla, sikur nëse duhet të bënim një video dhe të gjithë duhet të vishnin bikini dhe unë nuk doja t’i vishja sepse ndihesha keq me vetën, nuk mund ta bëja”.

“Janë vetëm gjërat e vogla, që më bënin të ndihesha e bllokuar. Dhe ishte krahasimi i vazhdueshëm për çdo ditë që ishte i vështirë dhe eventualisht, pas 10-të vitesh, merr një dëmtim masiv në shëndetin mendor”, tha Nelson në episodin e fundit të “Reign with Smith”.

Jesy Nelson.

Gjithsesi, ani pse, Nelson, është larguar nga “Little Mix”, grupi i famshëm njihen për posedim të një pasurie marramendëse.

Kompania e përbashkët e Little Mix, “Eternal Dance Media Ltd”, posedon një pasuri mbresëlënëse prej 6 milionë dollarësh.  ,

“Little Mix”, tani i përbërë nga Leigh -Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall, kanë vërtetuar se nuk kanë humbur asnjë nga fuqia e tyre fituese pavarësisht largimit të Jesy Nelson dhjetorin e kaluar dhe një turneu të anuluar verën e kaluar për shkak të pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore