Jetesë & Stil

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i japin fund lidhjes


Disa kohë më parë lajmi se çifti i përfolur i show bizit, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez do ndaheshin bëri bujë në mediat online.

Të nesërmen përfaqësues të dyshes së famshme thanë se ata thjesht po marrin pak kohë për të reflektuar dhe për të zgjidhur ngërçet në lidhjen e tyre. Sigurisht, për t’u rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Teksa Jennifer dhe Alex ende mbanin foto të ëmbla me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, kjo u jepte shpresë ndjekësve dhe fansave të tyre për një rikthim edhe më pasionant.

Ndërkaq, për pak kohë e kishim harruar se tashmë ish-çifti i famshëm ishin në krizë e kështu erdhi dhe njoftimi zyrtar për ndarjen e tyre.

Tani nuk ka më dyshime, përfundoi dhe një tjetër lidhje ikonike. Në një deklaratë zyrtare Lopez dhe Rodriguez konfirmojnë.

“Kemi kuptuar se është më mirë që të jemi miq, dhe do të vazhdojmë të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë pranë njëri-tjetrit për projektet dhe bizneset tona të përbashkëta.”

Kujtojmë se disa muaj më parë u përfol se Alex kishte tradhëtuar Jennifer me aktoren Madison LeCroy. Mirëpo Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore