![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/09/242521766_4698332236865920_1537551268849991546_n.jpg)
Ish-Kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Edita Tahiri, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit është në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit për Lëvizje të Lirë, marrëveshje kjo që është e bazuar në reciprocitet mes dy shteteve.
“Pika 3 e Marrëveshjes dhe pika 16 e Marrëveshjes për zbatim përcaktojnë qartë reciprocitetin. Me kërkesën e ShBA-ve, Kosova është pajtuar që ta shtyejë për një kohë zbatimin e plotë të reciprocitetit, por jo pafundësisht”, ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook, ish-negociatorja Tahiri.
Tahiri shkroi se beson që “Qeveria aktuale e Kosovës ka bërë konsultat e nevojshme me partnerët amerikanë dhe evropianë. Unë si ish-kryenegociatore e Republikës së Kosovës për shtatë vjet në Dialogun e Brukselit, e mbështes vendimin për reciprocitet të Qeverisë aktuale”.
Ndërkaq ditën e hënë ka nisur zbatimi i reciprocitetit për targat me Serbinë.
Kështu ka bërë të ditur ministri Sveçla, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai njofton se nga 15 shtatori “nuk ka në qarkullim asnjë veturë me targat ‘KS’, duke thënë se targat e vetme ligjore janë ato me denominimin ‘RKS’”.
Të gjitha veturat që deri më tani kanë pasur targa të Serbisë, duhet t’i zëvendësojnë ato me “RKS”, targa të Republikës së Kosovës”, nëse duan të qarkullojnë brenda vendit.
Nga kampi i Njësisë Speciale në Mitrovicën Veriore i njohur si Belvedere, dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në këtë ish pikë kufitare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dorëheqja e serbëve nga Policia në Veri – “disa kërkuan të kthehen”
-
“Ulqini, shtëpi e dytë për kosovarët”, Osmani uron kryetarin e ri Genci Nimanbegun
-
Hamza optimist: Do të jem kryeministër i ardhshëm i Kosovës
-
“I shkaktuan dëme mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë”, Policia jep detaje për dy fajdexhinjtë e arrestuar
Lajmet kryesore
-
“Black out” energjetik në rajon, Komisioni Evropian nis hetim ndërkombëtar për incidentin
-
Metani takim me homologun e tij francez: Forcim i standardeve profesionale dhe të etikës së magjistratëve
-
Çështja ndaj Trump për dokumentat sekrete – mbrojtja sfidon emërimin e Prokurorit të Posaçëm
-
Dorëheqja e serbëve nga Policia në Veri – “disa kërkuan të kthehen”