Lajme

Të gjitha veturat me targat serbe duhet të vendosin “RKS” – Njësia Speciale me aksion për reciprocitet në Veri të Kosovës


Njesia Speciale e Policise se Kosoves

Në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Speciale Operative është vendosur në pikë kalimin e vjetër kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Jarinje të komunës së Leposaviçit, për të filluar reciprocitetin e targave.

Të gjitha veturat që deri më tani kanë pasur targa të Serbisë, duhet t’i zëvendësojnë ato me “RKS”, targa të Republikës së Kosovës”, nëse duan të qarkullojnë brenda vendit.

Heqja e targave serbe dhe vendosja e targave te Kosoves
Pika kufitare në Jarinje

Nga kampi i Njësisë Speciale në Mitrovicën Veriore i njohur si Belvedere, dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në këtë ish pikë  kufitare.

Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës

Në këtë pjesë siç merr vesh Albanian Post pritet të vendoset edhe stacioni policor i menaxhimit të kufirit.

Pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, janë pozicionuar edhe në Bërnjak.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident.

Pjesëtar i Njësisë Speciale operative të Policisë së Kosovës

Ekipi i Albanian Post i cili e ka përcjellur këtë aksion të Policisë së Kosovës që nga fillimi, është duke qëndruar në vendin e ngjarjes, në këto dy pika kufitare.

Pika kufitare e Kosovës në Jarinje
Njësia Speciale Operative e Kosovës në Jarinje

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore