Pajisje

iPhone 12 dhe 12 Pro janë pothuajse identikë në brendësi


Një kanal i teknologjisë publikoi një video duke listuar tiparet e njëjta të iPhone 12 dhe 12 Pro, duke zbuluar një pasqyrë interesante rreth mënyrës se si prodhohen këto telefona.

Realizimi i tyre është pothuajse tërësisht i ngjashëm me njëri-tjetrin.

Të dy telefonat përdorin pllakën në formë të shkronjës “L” por me një diferencë sa i përket lidhësit “LiDAR”, i cili në iPhone 12 po mungon. Në vend të kësaj lidhje, në iPhone 12 gjenden disa pjesë nga plastika dhe kamera. Raporton Gsmarena transmeton Albanian post.

Kapaciteti i baterisë në të dy modelet është 2,815 mAh, iPhone 12 ka hapësirë për bateri më të madhe por ndoshta për shkak të uljes së kostove, Apple ka zgjedhur baterinë e njëjtë për të dy modelet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore